Balla shkoi në SPAK për të, Malltezi: Mashtrues! Sill provat në gjykatë që të shpëtosh nga dënimi për shpifje
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi i është përgjigjur akuzave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, pasi ky i fundit sot shkoi në SPAK për të dorëzuar detaje të reja nga dosja e privatizimit të Kompleksit Partizani. Malltezi e quan Ballën mashtrues dhe i kujton dënimin nga Gjykata e Tiranës për shpifje.
Postimi i plotë
Mashtruesit të PS: nxirr provat para shqiptareve e lëri filmat dhe shpifjet. Ke 10 vjet që shpif dhe filmat e tu të soc realizmit janë bajate. Nxirr provat para shqiptarëve që ti shohin të gjithë. Nuk pate asnjë provë a asnjë fakt e u gjete shpifës nga gjykata e Shkallës së Parë.
Tani ke 8 vjet që ke bllokuar gjykimin në Gjykatën e Lartë. Sot do të fshihesh pas SPAK-ut. Ne fakt SPAK ka dy vjet që nuk të jep përgjigje, pasi duhet të të akuzojë për kallëzim të rremë.
Dhe të jesh i bindur se kjo të pret. Po të kesh prova dhe fakte eja silli në gjykatë të shpetosh edhe nga dënimi për shpifje. Përballu me drejtësinë pa frikë, qofte për shpifjet 10-vjeçare dhe qofte për kallëzim të rreme në SPAK!