Balla: Shqipëria do të ketë një kryetar shteti më të mirë se ai që kemi
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Shqipëria në vitin 2022 do të ketë një president më të mirë se ai që kemi, duke shigjetuar Ilir Metën.
“Këtu po flas në cilësinë time si kryetar i grupit të PS, sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një president normal. Natyrshëm që s’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve. Ishte mes palëve, të palëve të opozitës. Ajo që na duhet ne është që Shqipëria të zgjedhë një president që të jetë diametralisht i kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shpresoj që Shqipëria të ketë një president/presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm se ai që kemi”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

