Balla: Shqiptarët nuk do ta harrojnë rolin e Madeleine Albright në denoncimin e genocidit serb dhe luftës në Kosovë
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-sekretares së parë grua amerikane të Shtetit, Madeleine Albright në moshën 84-vjeçare.
Balla thekson se shqiptarët nuk do ta harrojnë rolin e Madeleine Albright në denoncimin e genocidit serb dhe luftës në Kosovë.
“U prehsh në paqe Zonja Sekretare e Shtetit Madeleine Albright! Ne shqiptarët kurrë nuk do ta harrojmë rolin tënd të pazëvendësueshëm në denoncimin e genocidit serb dhe Luftën në Kosovë”, shkruan Balla.