Balla siguron: Brenda 2020 çdo familje e dëmtuar nga tërmeti me banesë të re

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar pas sigurimit të 1.15 miliardë eurove në konferencën e donatorëve për procesin e rindërtimit të Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Numri dy i PS-së ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur shtëpinë do të hyjë në një banesë të re.

Gjithahstu ndër të tjera ai ka bërë me dije se në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.

Postimi i plotë:

TiNukDoJeshKurrëVetëm

1.15 miliardë euro për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit në Konferencën e Donatorëve

Mirënjohje të gjithë miqve ?të Shqipërisë sonë.

Kjo mbështetje kaq e madhe është besim i plotë në Planin e Rindërtimit të Kryeministrit Edi Rama:

Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do të hyjë në një banesë të re, më të mirë se sa ajo që ka humbur.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja.

Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksioni, duhet të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm. Në sezonin e ri shkollor 2020-2021, fëmijët e shkollave të rrënuara, duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se përpara tërmetit.

#TogetherForALBANIA

#SëBashkuPërSHQIPËRINË./abcnews.al

SHKARKO APP