Balla takim me eurodeputetin Manolis Kefalogiannis: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Manolis Kefalogiannis, Anëtar i Parlamentit Europian.

Balla ka vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe ka theksuar se muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë.

“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Anëtarin e Parlamentit Europian Manolis Kefalogiannis, me të cilin bashkë-drejtojmë Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri. Muajin e ardhshëm ky Komitet do të mblidhet në Tiranë. Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?