Balla takim me gra e vajza drejtuese të PS në Fier: Jemi partia e vetme që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë takimin që u zhvillua me vajzat dhe gratë drejtuese të Partisë Socialiste në qarkun Fier.
I shoqëruar nga Anila Denaj dhe Eilda Gjonaj, Balla deklaroi se katër nga nëntë deputetë socialistë të Fierit, tre nga gjashtë bashkitë e qarkut, përfaqësohen dhe drejtohen nga zonja të nderuara dhe tepër të përkushtuara.
Sipas Ballës, PS ka filluar tashmë në Fier një proces ripërtëritës, ri-organizimi, ku kemi synuar rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.
Postimi i plotë
Fier. Bashkë me Etildën dhe Anilën zhvilluam një takim me vajzat dhe gratë drejtuese të Partisë Socialiste në qarkun Fier. Katër nga nëntë deputetë socialistë të Fierit, tre nga gjashtë bashkitë e qarkut, përfaqësohen dhe drejtohen nga zonja të nderuara dhe tepër të përkushtuara. Në këshillat bashkiakë në gjashtë bashkitë e Qarkut barazia gjinore është e plotë.
“Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë.
Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në cdo zyrë shteti, në çdo bashki, në çdo shërbim publik etj.
Kemi filluar tashmë në Fier një proces ripërtëritës, ri-organizimi, ku kemi synuar rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në cdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.