Balla takim me strukturat në Fier: Policia nuk duhet të qarkullojë në lagje vetëm për të vënë gjoba

Fieri është ndalesa e radhës nga ministri i Brendshëm. Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore, me të cilët diskutoi në lidhje situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale.

Balla kërkoi që Policimi në Komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri.

“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetëm për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, apeloi ministri.

Postimi i plotë

Sot gjatë takimit me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit me të cilët diskutuam në lidhje me situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale. Policimi në komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri. Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë.

SHKARKO APP