Balla takon ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler: Njohja e Kosovës nga Izraeli, hap i rëndësishëm
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Izraelit, Noah Gal Gendler.
Balla dhe Gendler i vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Gjatë takimit Balla i shprehu ambasadorit mirënjohjen për hapin e madh të Izraelit për njohjen e Kosovës, e njoftuar në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit midis Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu, Balla përshëndeti edhe marrëveshjet e Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve mes Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sëfundmi edhe me Bahrein.
Në takim Balla i bwri me dije ambasadorit Gendler iniciativwn e tij dhe tw deputetes Gjylameti për të organizuar oline një konferencë ndërkombëtare të nivielit të lartë, për një çështje me rëndësi globale, siç është Antisemitizmi.
Prononcimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas takimit me ammbasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler:
Dua të konstatoj me shumë krenari një nivel shumë t’ju njoftoj për një koordinim të mirë mes ministrive tona të Jashtme në dobi të paqes dhe stabilitetit qoftë në rajonin tonë ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Dua të konstatoj me shumë krenari një nivel shumë të mirë bashkëpunimi midis dy Parlamenteve tona dhe konkretizimin e këtij niveli të mirë marrëdhëniesh edhe në aspektin ekonomik, ku konstatojmë një interes në rritje të investimeve izraelite në sektorin ekonomik si edhe në sektorin energjitik dhe universitar. Gjej rastin ta falënderoj kryeministrin Netanjahu dhe shtetin e Izraelit në hapin e rëndësishëm për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e tyre, që është një hap i rëndësishëm po të kemi parasysh peshën dhe rëndësinë që ka Izrali.
Kuvendi i Shqipërisë me inisiativën time dhe koleges Blerina Gjylameti ka ndërmarrë një iniciative për të organizuar në kushtet e COVID-19 (on line) një konferencë ndërkombëtare të nivielit shumë të lartë, për një çështje me rëndësi globale siç është Antisemitizmi, ku do të marin pjesë ëprfaqësues të rëndësishëm të DASH dhe BE si edhe përfaqësues nga Izraeli për të diskutuar për këtë sfidë globale, ku lidhur me Antisemitizmin qasja duhet të jetë gjithmonë e përbashkët.