Balla takon kreun e Komisionit për Europën: Rumania, pro hapjes së negociatave

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës në Bukuresht, ka zhvilluar një takim me Angel Tîlvâr, Senator, Kryetar i Komisionit për Europën në Senatin Rumun, njëkohësisht përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Social Demokrate.

Ndër të tjera Balla është shprehur se Rumania është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Rumania është e gatshme të ofrojë mbështetje dhe ekspertizë për ekipet tona gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Europian”, është shprehur Balla.

 

SHKARKO APP