Balla takon të rinjtë e Roskovecit: Ndërtoni të ardhmen këtu, të hedhim të shkuarën pas

Këtë të hënë, kryetari i grupit parlamentar dhe njëherësh drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, deputeti Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë e Roskovecit, nga ku u ka bërë thirrje që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

“Në këtë fushatë ne nuk duhet të mbjellim kulturën e urrejtjes, por të mbjellim një kulturë tërësisht tjetër ku kundërshtari të mos shihet si armik, por për ta parë kundërshtarin si një bashkëqytetar”,-tha Balla i cili nënvizon se dy janë personazhet që mbjellin kulturën e urrejtjes e në Shqipëri, Saliu dhe Iliri.

“Askush nuk e imagjinonte dot 8 vite më parë sesi do të ishte sot Roskoveci. Të gjithë e mbani mend që këtu ku jemi mbledhur ka qenë një rrëmujë e madhe, ndërsa sot është një hapësirë e gjelbër. Roskoveci është një prej qyteteve që ka pësuar një ndryshim shumë të madh.

Majlinda ka bërë një punë të shkëlqyer dhe rikandidimi i saj ishte një vendim shumë i lehtë për ne, pasi jemi të bindur që ajo nuk ka konkurrentë përballë. Konkurrenti ka ardhur që të kandidojë e të humbë, nuk ka ardhur të fitojë”, theksoi Balla.

SHKARKO APP