Balla “të lë pa fjalë”: Historia që ne shqiptarët duhet të blejmë ushqime çdo ditë, e pakuptimtë
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, apelon qytetarët të mos abuzojnë me lehtësimin e masave shtrënguese kundër COVID 19.
Në një inrtervistë për Ora News, Balla tha se zgjerimi i fashës dhe lëhtësimi i lëvizjes është një hapësirë për të gjithë ata që kanë arsye të fortë për të dalë nga shtëpia.
Ai tha se edhe historia e bërjes së pazarit përditë është e pakuptimtë.
Balla: Sot jemi në një fazë të re masash, kemi zgjeruar fashën por thirrja ime është që kjo fashë të mos merret si hapësirë për të abuzuar por duhet kuptuar si një hapësirë vetëm për ata që kanë një arsye të fortë për të dalë nga shtëpia.
Edhe historia që ne shqiptarët duhet të blejmë ushqime çdo ditë është e pakuptimtë. Italia u detyrua të përcaktonte me emër çdo person që bënte pazarin për familjen por jo çdo ditë.
Në provinca të caktuara ku situata ishte më e rëndë, pazari nga një anëtar i familjes bëhej vetëm një herë në 10 ditë. Ndërkohë në vende të Azisë lindore aty ku filloi përhapja e koronaviorusit, koha që i lihej në dispozicion një familje për të bërë pazar ishte dhe më e gjatë.
Kjo rritje e fashës është në shërbim të atyre që e kanë të domosdoshme lëvizjen, ata që mbajnë gjallë zinxhirin e ekonomik të vendit. Veç jetës së njerezve ka rëndësi ruajtja e zinxhirit ekonomik. Është një kohë që të orientohemi nga prodhimet tona shqiptare. Në kohë të tilla patriotizmi mund të shprehet dhe në mënyra të tilla.