Balla thotë se edhe opozitën do e drejtojë PS

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në vijim të sulmeve kundër opozitës, la te kuptohet se i takon PS të përcaktojë se kush do jetë në opozitë dhe kush do e drejtojë atë.
Në një takim në Papër të Elbasanit, Balla tha se kjo opozitë nuk do të jetë më pas 30 qershorit. “Këtu nga Papri, t’i bëjmë thirrje të gjithë qarkut të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, sot, më shumë se kurrë, ne duhet të jemi të bashkuar për të organizuar një proces votimesh model dhe të jeni të sigurt që përtej 30 Qershorit do të kemi mundësinë të shohim edhe Partinë Demokratike të rilindë pasi Luli të ketë ikur”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?