Balla thotë se PE kërkon fillimin e menjëhershëm të negociatave

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka filluar një tur takimesh në Bruksel ku thekson se bindja shumicës së vendeve të BE dhe Parlamenti Europian janë për hapjen e negociatave për Shqipërinë në fund të marsit.

Ai bën me dije se PE nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Balla thotë se në fund të marsit KiE duhet të hapë negociatat për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Balla sot ka takuar Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos dhe bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shton se shumica e vendeve të BE janë pro negociatave, dhe se miratimi i Metodologjisë së për Zgjerimin e BE më 5 shkurt është  nja hap i mirë për shuarjen e divergjencave mes vendeve që pikërisht lanë pezull negociatat në tetor të vitit të kaluar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

STATUSI I TAULANT BALLËS

Filluam sot një ditë intensive në Parlamentin Europian ku takimi i parë ishte me Raporteren për Shqipërinë Isabel Santos. Gjithashtu më pas u takova edhe me bashkë-Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis.

Parlamenti Europian nuk tërhiqet nga pozicioni i palëkundur për të filluar menjëherë gjatë presidencës kroate bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Europian në fund të muajit Mars duhet të hapë dritën jeshile për të dy vendet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?