Balla thumbon për rizgjedhjen e Berishës: Mbrëmë fituat kundër Amerikës!
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar zgjedhjet e mbajtura për kreun e PD-së dhe fitoren e Sali Berishës.
Balla tha se tre gara kishte dje të paparashikueshme, City me Liverpool-in, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin.
“…Këta, një pjesë e kësaj salle që thotë Shqipëria po ndryshon kurs. Shqipëria nuk ka plan B, ka vetëm plan A. Plan B keni ju të ashtuquajturit sovranista, që antiamerikanizmin e keni kthyer në doktrinë. Për këtë, ne nuk ju shërojmë dot. Kështu që ta gëzoni fitoren, ta mbani me shëndet”, deklaroi Balla.
KOHA JONË SONDAZH

