Balla: Universiteti i Tiranës, së shpejti një i vetmi në të gjithë kryeqytetin
Shqipëria mund të ketë shumë shpejt një superuniveristet publik. Të gjitha universitetet në kryeqytet që janë ndarë dikur nga universiteti mëmë do të jenë një pjesë e vetme me emrin Universiteti i Tiranës. Ky është një projekt ide që e bëri publike mbrëmë Taulanat Balla në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24. Sekretari i Përgjithshëm i PS e lidhi këtë me faktin që duke qenë i copëzuar në disa universitete, Univeristeti i Tiranës është dëmtuar më shumë se sa ka krijuar cilësi. Sipas Ballës, një nga shkaqet që univeristeti është ndarë në disa universitete ka qenë edhe ai politik. “Fakulteti i Mjekëisë u nda si universitet që ta merrte LSI”,- tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

