Balla: Urimet më të mira të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, trojet etnike dhe në diasporë për Vitin e Ri 2025

Në mbyllje të një viti tepër dinamik, gjatë të cilit ishte në shërbim të qytetarëve si Ministër i Brendshëm, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla uron të gjithë shqiptarët në Shqipëri, trojet etnike dhe në diasporë.

“Falënderoj të gjithë ata me të cilët kam punuar, takuar dhe shërbyer në detyrat publike. Urimet më të mira të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, trojet etnike dhe në diasporë për Vitin e Ri 2025!”

Gjatë këtij viti, si Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla thekson se ka takuar mijëra shqiptarë pjesëtarë të diasporës nëpër botë.

Balla nënvizon më tej se angazhimi i tij “ka qenë në funksion të pjesëmarrjes së tyre sa më të madhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke e cilësuar diasporën si gjykuesin më objektiv e duke kërkuar besimin e tyre për mandatin e katërt socialist, për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian”.

Balla u ka bërë gjithashtu thirrje shqiptarëve në diasporë që të investojnë në vendlindje, duke shfrytëzuar Paketën e Maleve, një seri masash nga qeveria për të shndërruar pronat e të parëve në histori suksesi.

/r.e/

SHKARKO APP