Balla uron 7 Marsin: Elbasani, kryeqyteti i dijes në të gjithë Shqipërinë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë nga shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila këtë 7 Mars feston edhe 60-vjetorin.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka dhënë një përgjigje për disa politikanë, të cilët sipas tij hedhin baltë mbi Elbasanin sa herë u jepet mundësia: “Kush mendon që Elbasani është diçka tjetër, përveç se djepi i dijes, e ka shumë gabim, pasi Elbasani është kryeqyteti i dijes në të gjithë Shqipërinë”.
Sipas Ballës, shkolla “Qamil Guranjaku” dhe një sërë shkollash të tjera në Elbasan janë rikonstruktuar konform të gjitha standardeve dhe tashmë plotësojnë kushtet e duhura fizike për një proces mësimor normal.
“Urimin për këtë ditë të veçantë vendosa ta bëj nga Shkolla “Qamil Guranjaku” në Elbasan, e cila këtë 7 Mars feston edhe 60-vjetorin. Një përgjigje për disa politikanë të cilët hedhin baltë mbi Elbasanin sa herë u jepet mundësia: Kush mendon që Elbasani është diçka tjetër, përveç se djepi i dijes, e ka shumë gabim. Elbasani është kryeqyteti i dijes në të gjithë Shqipërinë. Mirënjohje dhe respekt pafund për misionin tuaj në përçimin e dijes, rritjes së brezave të rinj dhe garantimin e një të ardhmeje më të mirë. Shkolla “Qamil Guranjaku” dhe një sërë shkollash të tjera në Elbasan janë rikonstruktuar konform të gjitha standardeve dhe tashmë plotësojnë kushtet e duhura fizike për një proces mësimor normal. Në këtë model do të vijojmë me rikonstruksionin e të gjitha shkollave sepse të gjithë fëmijët meritojnë të njëjtat mundësi dhe detyra jonë është t’ua ofrojmë ato”, deklaroi Balla.

KOHA JONË SONDAZH

