Balla uron mësuesit për 7 Marsin: Mirënjohje për punën e palodhur dhe përçimin e dijes ndër breza

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e palodhur dhe përkushtimin e mësuesëve për përçimin e dijes ndër breza. Gjithashtu Balla teksa ka publikuar edhe një foto të Shkollës Normale të Elbasanit, e cila u hap në vitin 1909, thekson se ajo ishte e para dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Gëzuar 7 Marsin mësues të dashur! Mirënjohje për punën e palodhur dhe përkushtimin tuaj për përçimin e dijes ndër breza. 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?