Balla vërejtje Felajt: Të nisin diskutimet, veç njëri ka konflikt interesi këtu. Bardhi: Hera e fundit që ministri dikton…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani po vijon raportin në Kuvend dhe po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Mes debateve, kryesisht me deputetë të opozitës, mnistri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kërkuar drejtueses së seancës, Ermonela Felaj që të respektojë nenin 103 të rregullores së Kuvendit, e cila përcakton vijimit e debatit të sotëm, ku po raportojnë institucionet e pavarura. Ai shtoi se seanca është e disbalancuar, pasi mazhoraca ka shkuar për të bërë diskutime dhe jo vetëm pyetje.
”Zonja drejtuese e seancës do t’ju kërkoja që t’i referohemi saktësisht nenit. Ka mundësi të ketë një pyetje për raportin? Dhe e dyta, nuk mund të jetë kështu e disbalancuar kjo seancë, ju bëni pyetje, ndërkohë që ne kemi ardhur për të bërë diskutime. Një zotëri ka konflikt interesi të bëjë pyetje këtu, zotëria atje në fund”, tha Balla.
Kurse kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar dhe ka kërkuar që kjo të jetë hera e parë dhe e fundit ku anëtarët e kabinetit të qeverisë përpiqen t’i diktohen seancës. ”Nëse ka njeri konflikt interesi është zotëria që sapo foli. Është një pyetje që ne i bëmë Dumanit, që si duket si ka pëlqyer. Nuk ka ndodhur kurrë që anëtarë të kabinetit qeveritar, të vendosin se cfarë duhet të flasim.
Hera e parë dhe fundit që anëtarë të kabinetit qeveritar, përpiqen ti diktohen seancës se si ky Parlament do duhet të bëjnë debatin mbi raporton e institucioneve të pavarura. E morët fjalën sapo kolegu Leskaj ju përmendi për kallëzim të rreme. Nuk e kuptove se pse nuk dhatë përgjigje”,– tha Bardhi.