Balla: Vijojnë aplikimet për 300 vende për “Patrullë të Përgjithshme”

Vijojnë aplikimet për 300 vende në shkollën bazë të policisë për “Patrullë e Përgjithshme”. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale mesazhin e Anita Kasa, e cila vendosi të kthehet nga emigrimi në Suedi dhe të aplikojë në shkollën bazë të policisë për Patrullë të Përgjithshme.

“Uniforma e punonjësit të Policisë, është uniforma më e dashur për mua, simbolizon shtetin, ligjin, sigurinë, sakrificën, të cilat për mua janë shumë të shenjta”, thotë Anita.

Aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë dhe janë të hapura deri më 30 nëntor 2023. Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, të ndara sipas nevojave organike të drejtorive vendore të Policisë.

Në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, 300 aplikantët që do të rezultojnë fitues në listën e qarkut ku kanë aplikuar, bazuar në kuotat e vendosura për çdo qark, do të ndjekin studimet për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë”.

Policia e Shtetit është e interesuar që të ketë sa më shumë aplikime dhe në këtë kuadër fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat, që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.

SHKARKO APP