Balla vlerëson rolin e opozitës në integrimin e BE: Me rëndësi që të flasim në një zë
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Taulant Balla u shpreh se tani është koha që procesi i integrimit të Shqipërisë të shihet me pozitivitet. Në fjalën e tij, teksa vlerësoi rolin e opozitës në këtë proces, ai u shpreh se mos hapja e negociatave me Shqipërinë nuk fshihet pas vetos bullgare, pasi kjo është një çështje që i takon Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Me rëndësi- u shpreh Balla- është që ky këshill të flasë në një zë në lidhje me procesin e integrimit. Balla shpreson se procesi i zgjerimit të BE të plotësohet brenda këtij 10-vjecari me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Falënderoj Kryetaren e Këshillit për vullnetin e plotë për të punuar bashkë për përmbushjen e një aspirate të përbashkët.
Do të doja sot në këtë mbledhje të kujtoja një moment historik në rrugën e BE. Dje u shënua përvjetori i traktatit të Mahstritit, po ashtu përgatiti BE për valët e zgjerimit. Unë shpresoj që brenda këtij 10-vjecari zgjerimi të shtrihet me vendet e BE.
Është koha ta shohim këtë proces me pozitivet. Edhe pse nuk është në dorën tonë procesi i zgjerimit. Më parë nuk ka pasur një anëtar që të vendosë veton.
Ne nuk fshihemi pas vetos së Bullgarisë. Ka një çështje bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe uroj që dy qeveritë e reja të tejkalojnë shpirtrat ballkanikë dhe të sillen si evropian.
Për mua me rëndësi është që ky këshill të flasë në një zë në lidhje me këtë çështje“, tha Balla.