Balla zbulon detaje nga mbledhja e grupit parlamentar me Kryeministrin Rama

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi para mediave se gjatë mbledhjes së sotme u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punës parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor, është një rol ndërlidhës mes komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së.

Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdojë të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik. Për ne kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me elementë të tjerë të respektimit të vendimeve politike me votën në seancë plenare”, tha Balla.

SHKARKO APP