Ballanca: Masat e qeverisë nuk rishikohen, duhet transparencë, se qytetarët mund të mos i zbatojnë
Erinda Ballanca, Avokatja e Popullit, në një lidhje me Ora Neës, u shpreh se ky institucion ka qen dakord me ndryshimin në Kodit Penal për dispozitën e përhapjes me dashje të virusit.
Por Ballanca u shpreh që Avokati i Populli nuk ka qenë dakord me dispozitën shkeljeve të rregullave apo urdhrave në mënyrë të përgjithshme, që të dënohen si vepra penale.
Ballanca: Ndryshimet në kodin Penal parashikon kundravajtje administrative që janë gjobat, janë të tilla që kanë qenë t mjaftueshme për të adresuar një situatë të tillë. Fakti që ekzekutivi e konsideroi që duhet forcuar lufta ndaj kësaj problematike në lidhje me përhapjen me dashje të virusit, për ne ishte i përshtatshëm, por jo për dispozitën tjetër që u shtua, që ishte shkelja e rregullave apo urdhrave në mënyrë të përgjithshme. Këto sjellje duhet të dënohen si vepra administrative, jo si vepër penale, sepse kjo e fundit kufizon më shumë liritë e qytetarit, pasim und të jetë edhe i burgosur. Ne e kemi ngritur rrezikun e kësaj sjellje shoqërore edhe më lart, prandaj nuk më pëlqen ta përmend termin vakum.
Për Ballancën qytetarëve edhe në gjendje të jashtëzakonshëm nuk mund t’u hiqet e drejta për t’i kundërshtuar masat e qeverisë.
Ballanca: Teorikisht, praktikisht, shtetet duhet të garantojnë mjete efektive për qytetarët për t’i kundërshtuar masat, qoftë në gjykata administrative, apelit apo kushtetuese. Edhe në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk mund t’i hiqet kjo e drejtë. Këtë të drejtë vazhdojmë ta kemi, por ajo që është problematike në vendin tonë, është që këto lloj ligjesh që janë duke u miratuar është se i kalojnë vetëm një rishikimi, që është vetëm parlamenti. Ato mund të bëhen nga ekzekutivi parimisht në ngjarje të jashtëzakonshme pasi duhet të sigurohet jeta e qytetarëve. Ajo që duhet të ndodhë është që këto të drejta që ka qeveria duhet të rishikohen nga parlamenti, por fatkeqësisht kemi një parlament që ka një mazhorancë shumë të madhe dhe ky mekanizëm nuk funksionon. Ajo që duhet të kishte funksionuar duhet të ishte Gjykata Kushtetuese, për të kontrolluar këto masa nga qeveria.
Ballanca shtoi se qeveria duhet të rrisë transparencën, pasi nëse qytetarët nuk kanë besim te ekzekutivi, atëherë mund të krijohet një masë që nuk do t’u bindet masave.
Ballanca: Qeveria ka nevojë që të rrisë transparencë se pse po merren e caktuara, pasi sa do qeveria të shtojë sanksionet, nëse qytetarët nuk i besojnë këto masa, ata nuk do t’i ndjekin këto masa. Duhet që besimi i qytetarëve duhet të jetë i plotë te qeveria, pasi mund të kemi probleme më të madhe, se mund të ndodhë që në të ardhmen qytetarët të mos i zbatojnë këto masa.