“Ballist” Morina lë qelinë, Viti i Ri e gjen në “arrest shtëpie”

 

Ismail Morina, i njohur ndryshe si “Ballist” Morina do ta festojë Vitin e Ri, në shtëpi, ndonëse jo në liri të plotë.  

Gjykata e Lartë vendosi sot të ndryshojë ndaj tij masën e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm.  Atij i ishte caktuar masa arrest me burg, pasi gjatë një kontrolli Ismail Morinës iu gjet me vetë një pistoletë tip “Zastava” dhe një tjetër pistoletë “TT” të fshehur poshtë automjetit të tij tip “Land Rover”.

Morina u arrestua dy ditë para ndeshjes së 7 tetorit, në “Elbasan Arena”, Shqipëri-Serbi.

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest me burg” për Morinën, ku

Ismail Morina u bë i famshëm pasi pretendohet se është ai autori i lëshimit të dronit mbi stadiumin e Beogradit, në ndeshjen e 14 tetorit 2014, duke provuar incidente që çuan në ndërprerjen e ndeshjes.

Pas arrestimit para ndeshjes së dytë me Serbinë pati reagime të shumta, nga tifozë dhe shoqëria civile, për lirimin e tij, pasi pretendohej se armët i mbante për sigurinë  e jetës duke qenë se pas lëshimit të dronit në Beograd jeta e tij ka qenë e kërcënuar nga ekstremistë serbë.

SHKARKO APP