Ballisti tërbon trajnerin danez: Shqiptarët ma shpifin!

Trajneri danez Morten Olsen humb toruan në sfidën e Kopenhagenit. Vetëm një me një urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve mund të shpjegojë qëndrimi i tij në fund të 90 minutave në “Telia Parken”, ku nuk pati fitues. Trajneri 66-vjeçar gjen arsyen e dështimit të formacionit të tij për të mposhtur kuqezinjtë te fotoja e Ismail Morinës, i njohur ndryshe si “Ballisti” dhe u bë i famshëm sepse pretendohet që ishte njeriu që ideoi dhe ngriti dronin në Beograd, me lojtarët kuqezi.

“E urrej atë fotografi të njeriut dron me lojtarët shqiptare para se të linin hotelin. Ai nuk ka të bëjë me Fair playn. Gjëra të tilla ma shpifin. E përsëris, nuk ka të bëjë me Fair Playn. Akoma nuk e kuptoj vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i dha fitoren 3-0 Shqipërisë me Serbinë. Nuk e kuptoj mosreagimin e UEFA-s. Kjo është antisportive.”

Danimarka duhet të japë gjithçka për të marrë maksimumin në Armeni, por edhe në sfidën e 8 tetorit me Portugalinë në transfertë për të siguruar finalet e Europianit.

Ndryshe nga Shqipëria dhe Portugalia, danezët kanë një ndeshje më pak për të luajtur.

“Të gjitha ndeshjet e fundit në Grup do të jenë emocionuese. Për ne do të do të jetë e vështirë, por edhe Portugalia do të vuajë shumë ndaj Shqipërisë të hënën. Unë shpresoja që do ta kishim zgjidhur çështjen e kualifikimit, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.”

Duke analizuar takimin me kuqezinjtë Olsen e pranoi se ishte befasuar nga formacioni i De Biasit në pjesën e parë, por kishte bërë ndryshimet e duhura në pjesën e dytë, ndonëse nuk dhanë rezultatet që priste. Trajneri i Danimarkë vlerësoi veçanërisht paraqitjen e Jusuf Pulsen, por edhe të shqiptarit Riza Durmishi, që luajti titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë Niclas Bendnter, nuk u humb shpresat për kualifikim. Sulmuesi i Wolfsburgut në Bundesligë beson se Danimarka mund të marrë maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e mbetura me Armeninë dhe  Portugalinë. Sipas sulmuesit danez, vetëm fati i mungoi formacionit të Morten Olsen për të fituar ndaj Shqipërisë.

SHKARKO APP