Balliu: As ajo goca me syze e OFL nuk i gjen dot përgjegjësit e aferës së Unazës së Re

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ish-deputeti i Partisë Demorkatike Klevis Balliu foli për prishjen e banesave tek Unaza e Re. Balliu e quajti tenderin fiktiv, ndërsa tha se Rama po i shërben oligarkëve dhe një grushti njerëzish.

“Është një kontratë që PD ka lidhur me banorët e Unazës së Re. Ne do t`i përmbahemi asaj kontrate. Aty është bërë një krim, pastrimi i parave me kulla. Ato banesa po prishen për të ndërtuar kulla. Kemi të bëjmë me një aferë korruptive, as ajo goca me syze e OFL nuk e gjen dot. Kemi të bëjmë me një tenderim fiktiv. Kjo është një qeveri që i shërben një grushti njerëzish. Për të mbajtur Salillarin këta janë gati të shkatërrojnë gjithçka”, tha Balliu.

Ndërkohë, sipas Balliut, Prokuroria i mbyllihetimet për aferën korruptive të Unazës së Re. Balliu tha se tek Unaza e Re janë arrestuar mbi 200 qytetarë që mbronin banesat e tyre, por asnjë nga personat përgjegjës të aferës korruptive.

“Prokuroria vendosi ta mbylli dhe ka nxjerrë në kërkim vetëm një recepsionist. Kush e ha këtë. Qenka ulur me Edi Ramën një recepsionist? Dhe nuk e gjejnë dot. Këta gjejnë vetëm qytetarët për arrestuar. Tek Unaza e Re janë arrestuar mbi 200 prsona. Asnjë person i arrestuar për aferën korruptive.

Kjo është një absurditet. Mua më vjen jashtëzakonisht keq që shqiptarët duhet të përballen me një absurditetet. Këta shkuan fshehurazi, këta nuk kanë asnjë rregull. Sot Shqipëria po jeton në narko-terrorizëm. Ne jemi më keq se Kolumbia. Nëse do kishte drejtësi sot, Edi Rama do ishte pas hekurave. Ato shtëpia që po prishen janë fakte dhe prova të korrupsionit që po bëjnë ata te Unaza”, deklaroi Klevis Balliu.

SHKARKO APP