Balliu: Detyrë e jona që të mbrojmë Kushtetutën

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i bën thirrje shqiptarëve që të bëhen bashkë opër të mbrojtur Kushtetutën. “Nëse tolerohet kapja e Gjykatës Kushtetuese atëherë vendi dhe qytetarët kthehen në një kompani biznesi me pronar Edi Ramën. Ndaj nëse Tualet Balla apo dhe Spirokali më në krye çunin e Kristaqit tentojnë ta kapin Gjykatën Kushtetuese kjo nuk mund të pranohet dhe nuk mund të lejohet”,-shkruan Balliu në facebook.

Postimi i plotë

Çdo problem që sot kanë qytetarët janë pasojat e kapjes dhe blerjes së drejtësisë nga qeveria. Nëse tolerohet kapja e Gjykatës Kushtetuese atëherë vendi dhe qytetarët kthehen në një kompani biznesi me pronar Edi Ramën. Ndaj nëse Tualet Balla apo dhe Spirokali më në krye çunin e Kristaqit tentojnë ta kapin Gjykatën Kushtetuese kjo nuk mund të pranohet dhe nuk mund të lejohet. Është detyra jonë ti ndalojmë për të shpëtuar demokracinë, vendin, drejtësinë dhe mbi të gjitha shqiptarët dhe Shqipërinë me çdo mjet të nevojshëm. BASHKË MUND TJA DALIM

SHKARKO APP