Balliu: Edi Rama ka nisur arrestimet politike
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta mbi prokuroren Arta Marku. Sipas tij, Prokuroria është e zënë në mbrojtjen e Saimir Tahirit.
”Nuk ka ngjarje më të rëndë në një shtet demokratik se sa kur Ministri i Brendshëm i jep urdhër Prokurorisë se kë duhet të thërrasë dhe kë jo. Kjo fakton edhe njëherë akuzat e opozitës se kryeprokurorja është e kapur nga Edi Rama. Prokuroria e Përgjithshme është e zënë në mbrojtjen e Saimir Tahirit, pasi dihet se me ikjen e Tahirit ikën Edi Rama. Kjo prokurore është vegël e Edi Ramës, dhe të gjitha arrestimet janë politike”, u shpreh deputeti demokrat në studion e Syri.net
KOHA JONË SONDAZH

