Balliu: Edi Rama pushtetin nuk e fiton me pensionistët, por me bandat
Klevis Balliu thotë se mazhoranca socialiste me kryeministrin Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet me pensionistët, por me bandat kriminale. Për të pensionistët nuk e votojnë Edi Ramën, pasi kryeministri i tall ata.
Balliu shton edhe se problemi në Shqipëri është se nuk ka pasur zgjedhje, pasi votat merren përmes bandave kriminale nga Edi Rama, pra nuk fitohen ndershmërisht. ”Ju mendoni që këtu ka zgjedhje, por këtu nuk ka zgjedhje. Nuk ka fituar në Shkodër prej pensionistëve Edi Rama, por prej Bajrave që bënë masakrën atje.
Ata lloj kriminelësh gjezdisnin nga mëngjesi në darkë me kryetaren e Parlamentit në gjithë Shkodrën.
Nuk ka fituar në Durrës me pensionistët. Nuk e votojnë pensionistët, kur ti i tall pensionistët. Në Fushë-Krujë e ka marrë me Durim Bamrat ai, jo me pensionistët. Në Durrës i ka marrë me Avdylajt ai, jo me pensionistët. Këtu nuk ka pasur zgjedhje”, tha Balliu.