Balliu: Ky është polici që dhunon për të mbrojtur ministrin e gazit

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka publikuar emrin e policit që dje dhunoi ish-deputetin Bardh Spahia si dhe efektivët e tjerë që nuk zbatonin urdhrat për të sulmuar opozitën.

Në një postim në Facebook, duke ju referuar denoncimeve të qytetarëve, Balliu shprehet se polici dhunës është  Orgest Muçmata, nipi i Vexhi Muçmatës, ish-deputet i PS.

Postimi i Klevis Balliut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Fytyra e dhunshme e RILINDJES

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i Policisë së pushtetit të Edi Ramës dhunon efektivin e Policisë së Shtetit për të mbrojtur Ministrin e pushtetit të gazit, Sandër kimikun.

Qytetarët denoncojnë: “Orgest Muçmata, nipi i Vexhi Muçmatës, ish-deputetit të PS për Kukesin 2013-2017, i futur në polici pas vitit 2013 dhe i graduar si komisar se fundmi sipas informacioneve që kam unë”.

Dhuna është në gjenezë të Rilindjes, e që duhet ndëshkuar nga të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?