Balliu: Nëse s’ka rëndësi vota s’keni rëndësi as ju, esenciale të protestojmë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu teksa u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës më 8 korrik thotë se ky tubim është kundër varfërisë, vjedhjes, korrupsionit, krimit dhe qeverisë që kërkon t’i heqi pushtetin sovranit.

Postimi i plotë i Klevis Balliut: 

NËSE SKA RËNDËSI VOTA SKENI RËNDËSI AS JU

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur qytetarë.
Është SOVRANI në demokraci ai që dikton se kush meriton pushtetin.
Nëse Sovrani se dikton dot këtë, atëherë jemi në DIKTATURË.

Swiss Digital Mobile Reklama

30 qershori vërtetoj qëllimin e Ramës që është: KAPJA E SHTETIT.
Në këtë mision të EDVERIT, opozita ska rëndësi sepse zgjedhjet i bën vetë.
Qytetarët skanë rëndësi se nuk duhen votues pasi votat futen në kuti.
Këto do të ishin të pamundura të realizohen pa kapjen e drejtesisë, e që EDVERI e ka nën urdhra.

Pa votën e qytetarëve s’ka llogaridhënie, për taksat, drejtësinë, korrupsionin apo vjedhjen që i bën pushteti qytetarëve.

Ndaj sot është esenciale të PROTESTOJMË.
Me datën 8 korrik në orën 20:00 PROTESTOJMË kundër varfërisë, vjedhjes, korrupsionit, krimit dhe qeverisë që kërkon ti heqi pushtetin sovranit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?