Balliu: Nesër t’i japim lamtumirën e fundit qeverisë
Edhe këtë të dielë, banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë. Në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës, të cilët i bënë thirrje qytetarëve që nesër të bashkohen në protestë me studentët. Deputeti Klevis Balliu tha se ka ardhur koha që kësaj qeverie t’i japim lamtumirën e fundit.
Edi Rama dhe qeveria e tij, e cila nuk denjon të dëgjojë dhe nuk pranon korrupsionin që ka bërë, të ketë të qartë një gjë, që siç kanë vuajtur nënat shqiptare për largimin e djemve të tyre, njësoj siç po vuajnë sot ata qytetarë, me të njëjtën monedhë do tja kthejnë kësaj klike mafioze të Ramës dhe narkotrafikantëve si Edmond Bego. Ka ardhur fundi, kupa është mbushur dhe është koha t’i japim përgjigjen e merituar dhe jam i sigurt që ju me energjinë tuaj dhe më të bashkuar se kurrë me minatorët, naftëtarët dhe studentët ta vini përpara drejtësisë Ramën dhe prokuroren. Nesër të gjithë para kryeministrisë për t’i dhënë lamtumirën e fundit qeverisë së rilindjes”,-tha Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

