Balliu: Qytetarët të marrin masa, babëzia e Ramës s’njeh kufi

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, iu bashkua protestës së banorëve tek ”Bulevardi i Ri”, pas përplasjes mes policisë dhe këtyre të fundit. Balliu thotë se babëzia e kryeministrit Edi Rama nuk ka kufi dhe se qytetarët duhet të marrin masa. ”Qytetarët të marrin masa, pasi babëzia e tij snjeh kufi. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e pronave dhe familjeve të tyre”,-shkruan Balliu në facebook.

Postimi i plotë

Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. Me akte barbare si pushtues, Edvin Rama kërkon të shkatërrojë shtëpitë në Bulevardin e Ri pa i kompensuar banorët dhe pronarët. Qytetarët të marrin masa, pasi babëzia e tij snjeh kufi. Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e pronave dhe familjeve të tyre.

SHKARKO APP