Balliu: Rama e ktheu qytetin e Lasgushit në qytet kallashi, do ta shpartallojmë me 25 prill
Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Pogradec dhe Elbasan, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës për rritjen e kriminalitetit në vend.
Ai paralajmëroi fundin e tij politik, duke deklaruar se opozita do ta shpartallojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Balliu: Kjo qeveri ka vetëm një interes, të vjedhë qytetarët për të blerë votat që të mbajë pushtetin e vjedhur që ka sot. Ky njeri e ktheu qytetin e Lasgushit në qytet të kallashit, vetëm ky e ka bërë. Shikoni çi ka bërë Elbasanit, e ktheu qytetin e Kristoforidhit në qytet të tmerrit, në qytet të bandave. Ky e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, edhe Kolumbia ka qenë më mirë se ne. Këtu po sulmohen të gjithë qytetarët shqiptarë, mjafton të shohësh varfërinë ekstreme që ka pllakosur.Duhet ta zhdukim njëherë e mirë dhe e kemi mundësinë me 25 prill, do ti shpartallojmë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk do të gjejnë vrimë ku të futen. Ka burg për ata pushtetarë të korruptuar dhe inkriminuar që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë, që kanë vjedhur shtetin shqiptar.
Deklaratat Balliu i bëri para Gjykatës Penale pas gjyqit të radhës për banorët e Unazës së Re.
Ata i bënë thirrje Presidentit dhe Avokates së Popullit të dërgojnë ekspertë, sepse në trojet që po u rrëmbehen janë parashikuar të ndërtohen pallate.
Vetë Balliu kërkoi që të gjitha procedimet penale për banorët e Unazës të bashkohen në një dhe të bëhet një proces gjyqësor i mirëfilltë.
Balliu: Ka një plan meskin për të marrë zvarrë të gjithë banorët e Unazës, pas gazit edhe ekonomikisht. Këtu janë me qindra procedime penale dhe ka një prokurori të tërë ë po merret vetëm me banorët e Unazës së Re. Ne kërkojmë që çështjet e Unazës për protestën e Unazës të bashkohen të gjitha së bashku dhe të bëhet një gjyq i mirëfilltë. Mesatarisht çdo ditë të javës një banor i Unazës është këtu dhe presioni vazhdon çdo ditë. Si ka mundësi që një shtet shpërdoron paratë e qytetarëve në këtë mënyrë? Banorët e Unazës kanë pasur një akuzë thermelore për projektin e Uanzës së Re, që këtu nuk ka propjekt rruge por projekt pallatesh. Dhe vemja e bashkisë, lavatriçja më e madhe në Europë e parave të drogës, Erion Veliaj, deklaronte se nuk ka projekt për pallate.