Balliu: Rama provokon banorët sepse kërkon dhunë, gjak e viktima
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për dhunimin e banorëve të Unazës së Re përpara Gjykatës së Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “po provokon banorët sepse kërkon dhunë, kërkon gjak, kërkon viktima”.
“I bëj thirrje qytetarëve ti bashkohen njëri-tjetrit tek Unaza, tek Teatri kundër këtij regjimi diktatorial. Përballë kemi diktaturën e narkoshtetit e bërë nga narkokryeministri”,- shkruan ndër të tjera Balliu.
Ai ka sjellë edhe disa video ku shfaqen banorët e Unazës së Re duke u përplasur me policinë.
Postimi i plotë i Balliut
Dhunë barbare nga narkopolicia te Gjykata për të terrorizuar dhe arrestuar pa asnjë fakt, pa asnjë provë banorët e Unazës.
Rama po provokon banorët sepse kërkon dhunë, kërkon gjak, kërkon viktima.
I bëj thirrje qytetarëve ti bashkohen njëri-tjetrit tek Unaza, tek Teatri kundër këtij regjimi diktatorial.
Përballë kemi diktaturën e narkoshtetit e bërë nga narkokryeministri.
Dhuna ndaj qytetarëve është kthyer në ritual.
Po dhunohen dhe po arrestohen për të ndërtuar pallatet e oligarkëve, për të vjedhur paratë e qytetarëve.
Qindra miliona euro pallate tek Unaza, qindra miliona euro tek Teatri që i vidhen qytetarëve.
Dhe ja si kërkojnë të arrijnë vjedhjen e tyre me dhunë me arrestime të paligjshme.
KOHA JONË SONDAZH

