Balliu: Rast unikal në botë, Rama u kap duke bërë krim

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i ka cilësuar si rast unikal në botë përgjimet e publikuara nga “Bild” për blerjen e votave në Dibër nga mazhoranca socialiste.Në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ish-deputeti Balliu ka deklaruar se ato përgjime kanë faktuar se vjedhja e votës nuk është bërë  vetëm në një zonë të caktuar, por në mbarë Shqipërinë.

“Për t’u treguar besnik ndaj partisë së tij, kishte marrë përsipër të angazhonte gjithë policinë e tij për të blerë votat në mënyrë makabër.

Varfërimi ishte i nevojshëm, sepse do të ishte e pamundur që një votë të kushtonte 50 mijë lekë. U desh varfëruar aq shumë e gjithë Shqipëria, që një person të bënte fejesën me 200 mijë lekë. Është rast unikal që ndodh në Evropë dhe gjithë botën, ku qeveria kapet duke bërë krim elektoral dhe asnjë nuk mban përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama flet sot se do mbajnë përgjegjësi ata që bëjnë krim elektoral, por vetë është kapur duke bërë krim. Ato përgjime kanë faktuar se vjedhja e votës nuk ka ndodhur vetëm në një zonë të caktuar, por në mbarë Shqipërinë. Ishte një strukturë kriminale për shkatërrimin e sistemit demokratik në gjithë Shqipërinë. Arkitekti ishte vetëm Edi Rama”, është shprehur ish-deputeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?