Balliu: Shenasi Rama është spiun i sigurimit, futi në burg Lukë Velajn

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sulmuar një ish-themelues te PD-së duke e quajtur spiun të sigurimit. Në një status në “Facebook”, Balliu publikon një dokument që sipas tij tregon se Shenasi Rama ka futur në burg Lukë Velajn në vitin 1977 vetëm se foli për Gjergj Fishën.

“Shenasi rama është spiun i sigurimit. Ja provat:

Ky dokument fakton se Shenasi Rama futi në burg Lukë Velajn në 1977, vetëm pasi Velaj përmend Fishtën”, shkruan Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja mes Balliut dhe Shenasi Ramës lindi pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se politikanët shqiptarë por edhe të tjerë, duke përmendur Fahri Balliun e kanë siguruar jetën e tyre jashtë vendit edhe nëse shpërbehet shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?