Balliu: S’ka mëshirë për ata që shesin Kosovën dhe detin e shqiptarëve

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se fjalimi i sotëm i Edi Ramës në Kuvend ishte i mbushur me premtime boshë dhe mëshirë për një mandat tjetër qeverisës.
Balliu shprehet se nuk ka mëshirë për ata që varfëruan shqiptarët dhe që duan të shesin Kosovën dhe detin.
“Edvini i lodhur dhe me bish ndër shalë kërkon dëshpërimisht të drejtën për të vjedhur edhe pak duke shpresuar se mund të mashtrojë edhe një herë shqiptarët me premtime boshe; shëndetësi falas dhe rroga të larta. Qytetarët sot pas shumë kohësh mund të jenë argëtuar pak me fjalimin e varfër të Edi Ramës, që në thelb kërkonte mëshirë.
Mëshirë ska për ata që kërkuan të shesin Kosovën, detin, shtetin dhe shqiptarët. Ska mëshirë për ata që shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve për kullat e oligarkëve. Ska MËSHIRË për ata që vodhën shqiptarët”,-
shprehet Balliu në mesazhin e tij në Facebook.

SHKARKO APP