Balliu: S’më intimidojnë gjyqet politike. Më 25 prill populli të votoj PD për të shpëtuar

Banorët e Unazës së Re, shtëpitë e të cilëve u shembën nga qeveria vijojnë të përballen në dyert e gjykatave. Së bashku me ish-deputetin Kelvis Balliu ata akuzohen për protesta të paligjshme.

Pas seancë së sotme, Balliu tha se dosjet më të mëdha dhe voluminoze janë kundër qytetarëve që u ngritën në tubime kundër një projekti korruptiv.

Balliu tha se drejtësia po përdoret politikisht.  Ish-deputeti i PD u bën thirrje qytetarëve që më 25 prill të votojnë PD për të shpëtuar nga keqqeverisja dhe drejtësia që orientohet politikisht.

VIJON ÇESHTJA E PROTESTAVE TE ASTIRIT, BALLIU: PO PERDORET POLITIKISHT

SHKARKO APP