Balliu tek Unaza e Re: PD do t’u përgjigjet banorëve cent për cent

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, deklaroi sot nga Unaza e Re, ku IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave dhe bizneseve, se PD-ja do t’u përgjigjet cent për cent, banorëve të Unazës së Re. Ai u ka kujtuar atyre faktin se PD-ja ka nënshkruar me ta një kontratë, së cilës do t’i përmbahet plotësisht. “Kjo qeveri e “sallillarëve” do të marrë dënimin e saj dhe nuk do të harrohet arrestimet dhe asnjë fëmijë që është marrë zvarrë. Çfarë do të hetojë SPAK-u kur këtu po prishen provat?!  Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të bashkohen,”- ka deklaruar Balliu.

SHKARKO APP