Balliu tregon “arritjen” e madhe të kryeministrit: Rama fuqizoi krimin

Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu deklaroi se e vetmja arritje e kryeministrit Edi Rama në këto 6 vite qeverisje është fuqizimi i krimit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balliu theksoi se kryeministri i votave të vjedhura nuk e mbulon dot partneritetin e tij me bosët e krimit. Sipas tij krimi në vend është fuqizuar falë mbështetjes së Ramës.

MESAZHI I BALLIUT

FUQIZIMI I KRIMIT, ARRITJA MË E MADHE E EDI RAMËS NË 6 VITE

Kryeministri i votave të vjedhura me krimin l, nuk e mbulon dot partneritetin e tij me bosët kryesorë të krimit të organizuar në Shqipëri.

Në qeverinë e tij, kriminelët kanë pastruar paratë e tafikut të drogës me leje ndërtimi, me tendera dhe koncesione.

Është mbështetja politike e qeverisë së Edi Ramës që ka fuqizuar krimin shqiptar, për të cilin flet kreu i antimafies Italiane.

SHKARKO APP