Balliu zbulon urdhrin e Ramës për administratën: Deri në 30 qershor s’ka leje
Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka publikuar denoncimin e një qytetari. Balliu thotë se Rama ka urdhëruar administratën që deri më 30 qershor nuk kanë leje. ”Rama e urdhëroj administratën të mos marrë leje për asnjë arsye deri në 30 qershor. Kjo duket mëse normale sepse ndryshe me çfarë do ti mbushte ato karriget e shtrenjta që i merr me qera me taksat e qytetarëve kudo që shkon”,-shkruan Balliu.
Postimi i plotë
SKANDALI I RADHËS I EDI RAMËS
Qytetari denoncon: Urdhri i Ramës për administratën: “Deri në 30 qershor askush ska leje”. TURP i madh. Rama e urdhëroj administratën të mos marrë leje për asnjë arsye deri në 30 qershor. Kjo duket mëse normale sepse ndryshe me çfarë do ti mbushte ato karriget e shtrenjta që i merr me qera me taksat e qytetarëve kudo që shkon. Normalisht administrata do ta zbatojë urdhrin se ndryshe i vijnë Avdylajt për ti tundur pak, siç thonin dhe vetë ata në përgjime. Turp, por pa merak. FUNDI TË KA ARDHUR EDVIN. Tashmë kujdesu e gjej një avokat. Por një gjë është e sigurtë, Rama nuk i shpëton drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

