Ballkani i cenuar nga ”Fake News”

Pjesëmarrësit e konferencës së 4-t rajonale mbi sfidat e sigurisë në Europën juglindore, ranë dakort se vendet e Ballkanit janë më të cenueshmet në Europë nga lajmet e rreme dhe dezinformimi. Pak ditë më parë u tha se ky është një problem për të gjithë rajonin dhe këtë qëndrim e përforcoi edhe instituti Open Society në Sofje. Shqetësimi kryesor lidhur me raportime të tilla në median mainstream e përben Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjes.

“Ngërci kryesor me Serbinë është se mediat më me influencë në vend, 6 të përditshme me shumë ndikim dhe pesë televizione kryesore janë pro-qeverisë e mbështesin presidentin Aleksandar Vucic dhe partinë e tij progresiste. Në hapësirën publike atje pothuajse nuk ka gazetari të paanshme”, thotë Marija Vučić nga platforma investigative KRIK.

Ajo shtoi se përhapja e lajmeve të rreme është e qëllimshme dhe se problem nuk ka të bëjë me mungesën e profesionalizmit apo gabimet. Në republikën Srpska, dy janë sipas gazetarit Emir Zulejhić, burimet kryesore te fake news, agjencitë e lajmeve RTRS dhe SRNA. Dezinformimi dhe lajmet e rreme po përhapen me një shpejtësi ta paprecendet sot nëpër botë përmes platformave sociale, por edhe mediave kryesore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?