Ballkani kërcënohet nga 4 mijë xhihadistë

 

Rajoni i Ballkanit kërcënohet nga më shumë se katër mijë xhihadistë, thonë njohësit e problemit të terrorizmit, duke u mbështetur në të dhënat e shërbimeve informative.

Teksa sipas medieve boshnjake, strofulla kryesore e tyre ndodhet në Bosnjë. Dhe tashmë është zyrtare se vrasja e dy ushtarëve në Sarajevë ishte akt terrorist i ekstremistëve fetarë vehabi.

Gjithashtu, të dhënat flasin se përveç islamikëve nga B-H, kërcënim për sigurinë në Ballkan paraqesin edhe xhihadistët nga Sanxhaku e Kosova, që po luftojnë në Siri. Ku sipas të dhënave të shërbimeve informative nga këto vende janë mbi 400 xhihadistë.

Ata përbëjnë edhe bërthamën e lëvizjes së gjerë vehabiste në Ballkan që financohet nga Vjena, ku ndodhet qendra më e madhe e islamikëve radikalë në këtë pjesë të Europës.

SHKARKO APP