Ballkani mbetet një “fuçi baruti”, Vuçiç: Tani mjafton një shkëndijë dhe shpërthen!

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i pranishëm në hapjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Beograd, ka thënë ndër të tjera se Ballkani mbetet ende një “fuçi baruti”, madje ka nevojë vetëm për një shkëndijë që të shpërthejë sërish.

Këto deklarata vijnë pas tensioneve mes Rusisë dhe Turqisë, kjo e fundit një ndër vendet ballkanike dhe ftesës që NATO i bëri së fundmi Malit të Zi, për t’u bërë vend anëtar i saj.

Vuçiç  po ashtu ka shtuar se mungesa e stabilitetit në Kosovë rrezikon dialogun e Brukselit. Sipas tij Serbia do të vazhdojë ta mbajë atë, sepse kjo është mënyra e vetme që të sigurohet siguria e tyre dhe e shqiptarëve që jetojnë  në Kosovë.

SHKARKO APP