Ballkani pas dhjetë vitesh në BE, Shqipëria…
Ministrja austriake për Çështjet Europiane, Karoline Edtstadler, shpreson që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së brenda një dekade. Nëse kryhen reformat e nevojshme sidomos në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të zënë vendin e tyre të merituar në BE. ”Austria nuk e pëlqen një Europë me shpejtësi të ndryshme pasi shtetet anëtare të BE-së, duhet të punojnë në një bashkim gjithnjë e më të afërt”.