Ballkani Perëndimor, Macron: Do prezantojmë reformë për zonën Shengen

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për Ballkanin Perëndimor, gjatë kohës që Franca do të marrë presidencën e BE në 1 janar.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor i cili është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës”, tha Macron për gazetarët.

Për të presidenca e Francës synon që të kemi një Evropë të fuqishme në botë, e lirë për të bërë zgjedhjet e veta dhe e aftë për të zotëruar fatin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Macron tha se donte një Evropë që është në gjendje të kontrollojë kufijtë e saj dhe gjatë presidencës do të prezantojë një reformë të zonës Shengen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?