Ballsh, dhunuan 57-vjeçarin për motive të dobëta, arrest shtëpie e detyrim paraqitje për 3 të ndaluarit

Janë lënë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje tre personat të cilët dhunuan fizikisht për motive të dobëta 57-vjeçarin në Ballsh.

Për Fitim Zekajn është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitjeje, ndërsa për Festim Metajn dhe Ferdinand Alimerkajn arrest shtëpie.

Ngjarja ndodhi në lagjen “5 shkurti” pas një konflikti të çastit, ku tre autorët ushtruan dhunë fizike ndaj 57-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasit Fitim Zekaj, 42 vjeç; Festim Alimertaj, 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç të tre banues në Mallakastër”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi P. S., u transportua më herët në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?