Ballsh, naftëtarët thirrje të qartë kryeministrit Edi Rama

Naftëtarët kanë mbyllur me kyç derën e jashtme të ambienteve ku po mbahet greva e urisë, duke përshkallëzuar protestën. Indiferenca dhe mungesa e reagimeve nga qeveria, ka bërë që naftëtarët e ngujuar të ndërmarrin një tjetër hap, për t’i dhënë një sinjal të fortë autoriteteve. Sipas kryetarit të sindikatës të naftëtarëve, Sokol Dautaj, ata janë të gatshëm të shkojnë drejt vetëflijimit, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

”Jemi një grup naftëtarësh që mbështesim grevën tonë të urisë. Kërkesat tona janë dy, lekët e prapambetura dhe rifillimi i punës. Janë rreth 26 paga, 13 janë me proces gjyqësor të apelueshëm. Kërkojmë ndërhyrjen e kryeministrit, sepse ai është personi që ka tagrin e dehur për të vënë rafinerinë në punë dhe zgjidhjen e pagave të prapambetura. Kemi folur ndërmjet telefonit. Gjendja e tyre është e përkeqësuar. I bëjmë thirrje kryeministrit që t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë. Boll më me oligarkët që ka sjellë, oligarkë të falimentuar ende pa nisur”, tha njëri prej naftëtarëve.

SHKARKO APP