Balluku: “Bypass-i” i Vlorës hapet në korrik, do funksionojë me të dyja korsitë

Java e para e korrikut do të shënojë zyrtarisht qarkullimin e plotë të automjeteve në “Bypass-in” e Vlorës. I hapur një vit me parë vetëm gjate sezonit turistik, me një kalim, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku kërkoi që ky afat te zbatohet nga kompania me qellim përballimin e pikut gjatë muajve korrik- gusht.

Punimet janë fokusuar tek një mini-bypass në Kaninë. Ndërsa në gjatësinë e saj gjurma e rrugës ka patur edhe probleme gjeologjike që tashme janë sistemuar.

Ndonëse çmimi i hekurit ka pësuar një rritje të ndjeshme, Balluku tha se ecuria e punimeve ka qenë e matur në mënyrë që të mos afektohet vlera financiare e kontratës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?